Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Shoqëria multikulturore ka dështuar në Gjermani


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se përpjekja gjermane për të krijuar një shoqëri multikulturore, “ka dështuar, plotësisht ka dështuar.” Merkel, derisa i drejtohej një takimi të Kristian Demokratëve në qytetin e Potsdamit, tha se lejimi me dekada i personave të kulturave të ndryshme që të jetojnë krah për krah me ne pa u integruar në shoqërinë e vendit nuk ka funksionuar për Gjermaninë. Merkel iu ka bërë thirrje imigrantëve që jetojnë në Gjermani që të bëjnë më shumë për tu integruar, përfshirë edhe mësimin më të shpejtë të gjuhës gjermane.

Komentet e Merkelit vijnë pasi ajo u përball me kritika të ashpra brenda partisë së saj me qëllim krijimin e politikave më të ashpra ndaj atyre imigrantëve që nuk duan të përshtaten në shoqërinë gjermane. Komentet e kancelares gjermane janë të fundit nga një politikan i nivelit të lartë në Gjermani që paralajmëron për probleme rreth çështjes së imigrantëve.
XS
SM
MD
LG