Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Shenjtërohet e para australiane


Papa Benedikti do të kanonizojë sot Motrën e Nderit, Mari Makillop, si e shenjta e parë nga Australia.

Mijëra australianë pritet të mbledhen për të parë në ekrane gjigante se si Papa realizon ceremoninë e shenjtërimit në Vatikan. Makillop, e cila vdiç në vitin 1909 kur kishte 67 vjeç, shihet si pionere e shkollimit në pjesët e thella të Australisë, por dhe si krijuese e urdhërit të parë fetar, Motrat e Nderit të Shen Jozefit të Zemrës së Shenjtë. Për të thuhet se ka bërë disa mrekullira, dy prej të cilave janë pranuar edhe nga Vatikani.

Gjatë ceremonisë së sotme në Vatikan, përpos kësaj Motrës Mari Makillop do të shenjtërohen edhe persona të tjerë nga Kanadaja, Spanja, Polonia dhe Italia.
XS
SM
MD
LG