Ndërlidhjet

44 ushtarë të NATO-s janë vrarë këtë muaj në Afganistan


Koalicioni i forcave të NATO-s në Afganistan njofton se një shërbyes i tyre është vrarë sot nga shpërthimi i një bombe në jug të këtij vendi.
NATO nuk e ka bërë të ditur nacionalitetin e ushtarit. Humbja e këtij ushtari ndodh pas vrasjes së dy ushtarëve të tjerë të NATO-s në sulmet që u kryen të shtunën në veri të Afganistanit.

Së paku 44 ushtarë të NATO-s janë vrarë vetëm këtë muaj, shumica e tyre në jug të Afganistanit ku operacionet ushtarake amerikane kanë shpeshtuar luftimet. Gjithashtu të shtunën, një seri e shpërthimeve ka vrarë së paku dy civil ndërsa disa të tjerë i ka lënduar në qytetin kryesor të Afganistanit jugor, Kandahar.
XS
SM
MD
LG