Ndërlidhjet

logo-print

430 mijë euro, vlera e pullave postare me Odri Hepburn


Një seri e rrallë e 10 pullave postare me yllin e njohur hollivudian, Odri Hepburn, janë shitur në vlerë prej 430 mijë eurove në një ankand të mbajtur në kryeqytetin gjerman, Berlin. Dy të tretat e kësaj shume do të deponohen në fondin e aktores që ndihmon në shkollimin e fëmijëve të Afrikës, derisa një e treta do t’i shkojnë UNICEF-it, fondit për fëmijë të OKB-së, zyra në Gjermani.

Shërbimi postar gjerman ka shtypur 14 milion pulla të tilla postare në vitin 2001 ku shihet aktorja e lindur në Belgjikë në rolin e saj më të famshëm, atë të Holli Golajtli, personazh i filmit, “Breakfast at Tiffany’s.” Megjithatë, djali i aktores Odri Hepburn refuzoi të lejoi të drejtën për shfrytëzimin e atyre pullave postare duke thënë se imazhi i nënës së tij është ndryshuar për të keq dhe për këtë pjesa më e madhe e tyre ishte shkatërruar, me përjashtim të 10 pullave postare që tashmë janë shitur.
XS
SM
MD
LG