Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe India ushtrojnë kundër terrorizmit


Ushtria ruse po merr pjesë në një ushtrim kundër terrorizmit së bashku me forcat ushtarake indiane në malet e Himalajeve. Ushtrimi, Indra 2010, përfshinë 257 ushtarë rusë dhe një divizion këmbësorësh ushtarak Indian.

Trupat ushtarake po simulojnë një kërkim për terroristë në terrenin e vështirë dhe të thellë të malit. Ushtrimi ka filluar më 16 tetor dhe do të përfundojë më 25 tetor. Kjo është hera e tretë që ushtritë e të dy shteteve po mbajnë ushtrime të tilla. I pari u mbajt më 2005 në Indi ndërsa ushtrimi i dytë u mbajt në Rusi në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG