Ndërlidhjet

Marrëveshje për naftën në mes të Venezuelës dhe Bellorusisë


Është nënshkruar një marrëveshje e re, në bazë të së cilës, Venezuela duhet t’i dërgojë Bellorusisë 30 milion tonë naftë të papërpunuar për tre vitet e ardhshme, ndërsa dërgesa e parë do të niset në vitin 2011. Marrëveshja është nënshkruar të shtunën gjatë vizitës që i bëri Minskut Presidenti venezuelas, Hugo Çavez. Ky i fundit ka thënë se duke iu falenderuar furnizimeve të Venezuelës, “rafineritë e Bellorusisë nuk do të kenë mungesa të naftës për 200 vitet e ardhshme.”

Asnjëra palë nuk e ka bërë të ditur çmimin e marrëveshjes. Bellorusia ka reduktuar importimin e naftës ruse dhe ka rritur nivelin e naftës së marrë nga Venezuela. Ky vendim i Minskut zyrtar është marrë pasi Moska vendosi taksa për eksportet duke e rritur në masë të madhe çmimin e eksporteve ruse drejt Bellorusisë.
XS
SM
MD
LG