Ndërlidhjet

logo-print

Lajçi: Sejdiu ka denigruar projektin e LDK-së


“Fatmir Sejdiu nuk mund dhe nuk do të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai nuk do të jetë as kandidat për kryetar të LDK-së”, ka deklaruar Ali Lajçi, para aktivistëve të degës së LDK-së në Pejë. Ish kryetari i kësaj dege të LDK-së, tash delegat në Kuvendin e Kosovës, Ali Lajçi, këto komente i ka bërë pasi që këtij aktivi i janë drejtuar Fatmir Sejdiu, Skënder Hyseni dhe Teuta Sahatçija.
Ali Lajçi ka pohuar se “grupi i Sejdiut ka denigruar projektin e LDK-së dhe të ish presidentit Rugova për shtetin e Kosovës” dhe rrjedhimisht ka kërkuar nga mbështetësit e tij që të bëjnë ndryshime gjatë procesit zgjedhor brenda - partiak në të gjitha nivelet.
Në fjalën e tij, Fatmir Sejdiu ka thënë se tërheqja e LDK-së nga koalicioni nuk ka shkaktuar krizë krizë institucionale. Sejdiu si pretekst të daljes nga koalicioni ka apostrofuar injorimin e subjektit të tij - LDK nga PDK me rastin e aprovimit të Strategjisë për privatizimin e PTK-së.
XS
SM
MD
LG