Ndërlidhjet

ETA ofron ndërprerje të përhershme të zjarrit!?



Lideri i krahut politik të grupit separatist bask ETA, Arnaldo Otegi, ka ftuar këtë grup për ndërprerje të përhershme të zjarrit, duke theksuar se Baskia e pavarur mund të jetësohet vetëm me mjete paqësore dhe demokratike.
“Strategjia më efikase për realizimin e qëllimeve tona është udhëheqja demokratike e njerëzve”, ka thënë Otegi në intervistën për gazetën “El Pais”. Ai ka ftuar ETA-n që të shpallë ndërprerje të zjarrit që do të verifikohej nga bashkësia ndërkombëtare.
Nga fundi i muajit të kaluar ETA ka thënë se është e gatshme për ndërprerje të zjarrit nëse qeveria e Spanjës plotëson disa kushte, përfshirë edhe lirimin e të burgosurve.
Qeveria ishte përgjigjur se dëshironte shpërbërjen e ETA-s dhe se tjerat nuk mjaftonin.
XS
SM
MD
LG