Ndërlidhjet

Francë: Arabia Saudite ka tërhequr vërejtjen për sulm terrorist


Franca ka njoftuar se autoritetet e Arabisë Saudite kanë tërhequr vërejtjen për një kërcënim potencial terrorist islamik në Evropë, e veçanërisht në Francë.

Ministri i brendshëm i Francës, Brice Hortefeux, i tha radio televizionit francez, se kjo vërejtje për sulm potencial, ishte pranuar nga Arabia Saudite, “gjatë disa orëve të fundit, ditëve të fundit”.

Ai theksoi se shërbimet e sigurisë së Arabisë Saudite kanë sinjalizuar se dega e al-Kaidës në Gadishullin Arabik, “ishte aktive ose kishte planifikuar të jetë aktive” dhe po e merrte në shënjestër Evropën, e “veçanërisht Francën”.

Ministri ka shtuar se alarmi i sigurisë në Francë mbetet një shkallë nën nivelin më të lartë.
XS
SM
MD
LG