Ndërlidhjet

WP: SHBA fton Kinën t’i ndalë kompanitë, që punojnë me Iranin


Raportohet se qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje Kinës, që të bëjë më tepër në ndaljen e kompanive kineze, që të mos i ndihmojnë përpjekjet e dyshuara të Iranit në zhvillimin e armatimit atomik dhe të raketave të fuqishme.

Sipas gazetës, Washington Post, administrata Obama beson se disa kompani kineze po i shkelin sankionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.

Një zëdhënës i Ambasadës kineze tha se qeveria e Kinës do t’i hetoj dyshimet amerikane.
XS
SM
MD
LG