Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Në kërkim të mandatit të ri, al-Maliki viziton Iranin


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka arritur sot në Teheran, në periudhën kur po përpiqet ta siguroj edhe mandatin e dytë në këtë post.

Në takimet me zyrtarët e lartë iranianë, mendohet se ai do të fokusohet në situatën në Irak, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më herët këtë vit.

Nuri al-Maliki ishte i involvuar në një betejë të gjatë për këtë post, me ish kryeministrin, Ijad Allavi, prej 7 marsit.

Blloku politik i mbështetur nga sunitët i Ijad Allavit, fitoi më së shumti vota në zgjedhje, para aleancës shiite të udhëhequr nga Nuri al-Maliki, e cila mbeti prapa për disa vende në parlament.

Megjithatë zoti al-Maliki ia ka dalur ta siguroj shumicën në Parlament.

Ijad Allavi shpeshherë e ka akuzuar Iranin për përzierje në bisedat për koalicion në Irak.

Ai e akuzoi Iranin edhe për destabilizim të gjithë Lindjes së Mesme dhe tha se rajoni kishte “rënë viktimë” e grupeve ekstremiste të financuara nga Irani.
XS
SM
MD
LG