Ndërlidhjet

Japoni: Filloi konferenca globale për biodiversitet


Në qytetin japonez, Nagoja, ka filluar një koferencë kryesore ndërkombëtare, që synon arritjen e pajtueshmërisë për parandalimin e humbjeve të mëtejshme të prodhimeve tokësore dhe shtazore, për shkak të ndotjes dhe shkatërrimit të vendabimeve shtazore.

Në këtë konferencë 12 ditëshe, po marrin pjesë përfaqësuesit e më se 190 vendeve, që janë anëtare të Konventës për Diversitetin Biologjik të Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2002, shtetet anëtare të OKB-së kishin paraqitur përkushtimin për arritjen e “reduktimit të rëndësishëm” në shkallën e humbjes së botës shtazore deri në këtë vit, që është shpallur Vit Ndërkombëtar i Biodiversitetit.

Por, OKB-ja, aktualisht, ka tërhequr vërejtjen se kishte pasur dështim të madh në arritjen e këtij qëllimi.
XS
SM
MD
LG