Ndërlidhjet

Kabul: Militantët talibanë kanë vrarë tetë roje private të sigurisë


Militantët e dyshuar talibanë kanë sulmuar një bazë të sigurisë në pjesën jugore të Afganistanit, gjatë natës, dhe kanë vrarë tetë roje private afgane të sigurisë.

Gjatë përleshjes, së paku edhe dy roje janë plagosur, ndërsa është vrarë një pjesëtar taliban, kanë thënë zyrtarët.

Personeli i sigurisë ishte duke e ruajtur një ndërmarrje, që po e ndërton një rrugë prej Lashkargahut e deri në Sangin.

Lashkargah është kryeqytet i provincës së trazuar Helmand.

Nga ana tjetër, nëpërmjet një kumtese, talibanët kanë thënë se janë vrarë 16 policë në një qendër të sigurisë.
XS
SM
MD
LG