Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Shqetësime për furnizime, derisa grevat vazhdojnë


Në Francë ka shqetësime për furnizimet me karburante, për shkak të valës së grevave nga transportuesit dhe sindikatat, kundër planeve të qeverisë për reformë pensionale.

Shoferët e kamionave kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve kryesore, duke iu bashkuar kështu punëtorëve të hekurudhës dhe atyre në rafineri, me qëllim që politikanët të detyrohen të tërhiqen nga planet e tyre, që pensioni të filloi në moshën 62 e jo në atë 60 vjeçare.

Kryeministri francez, Fransua Fijon, ka thënë se do të ndërmerren të gjitha masat e “domosdoshme” për të mos lejuar ndaljen e ekonomisë së Francës nga bllokada e furnizimeve me karburant.
XS
SM
MD
LG