Ndërlidhjet

Tadiq. Bisedimet me Prishtinën të fillojnë në nivel ekspertësh



Bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të duhej të fillojnë në nivel më të ulët, dhe t'i trajtojnë çështjet që i prekin serbët dhe shqiptarët në Kosovë, ka thënë presidenti serb Boris Tadiq.

"Le të fillojmë me temat që prekin jetën e përditshme dhe në nivel ekspertësh, për shembull për çështjen e personave të zhdukur. Kjo çështje u intereson të dy palëve", tha ai për gazetën "Politika".

Tadiq ka theksuar se bisedimet Beograd-Prishtinë do të duhej të fillojnë në nivel më të ulët.

"Ky nuk do duhej të jetë dialog mes presidentëve apo kryeministrave. Nuk duhet të ketë ndërmjetësues të huaj, nuk ka nevojë për kamera apo deklarata se kush ishte i miri apo kush ishte i keqi", ka thënë Tadiq.

Tadiq nuk e ka komentuar krizën aktuale politike në Kosovë, e cila druhet se mund t’i shtyjë bisedimet.
XS
SM
MD
LG