Ndërlidhjet

Hugo Çavez e viziton Ukrainën



Presidenti i Venecuelës Hugo Çavez mbërriti sot në Ukrainë në ndalesën e tretë të turneut të tij.

Çavez zhvilloi bisedime me presidentin Viktor Janukoviç dhe pritet të vizitojë kompaninë e aeroplanëve “Antonov”.

Gjatë fundjavës në Minsk, Çavez u dakordua të furnizojë Bellorusinë me 30 milion tonelata naftë për tre vjet. Vlera e marrëveshjes kap shumën prej më shumë se 19 miliardë dollarë.

Marrëveshja u arrit në kohën e raporteve të acaruara Bellorusi- Rusi për shkak të varësisë së Bellorusisë nga energjia ruse.

Të premten në Moskë, Çavez arriti marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Venecuelë.

Çavez poashtu pritet të vizitojë Iranin, Sirinë dhe Portugalinë.
XS
SM
MD
LG