Ndërlidhjet

logo-print

Anxhelina Zholi lejohet të xhirojë në Sarajevë



Autoritetet e Sarajevës ia dhanë prapë lejen aktores Anxhelina Zholi që të xhirojë filmin rreth luftës në Bosnje, pasi leja iu revokua ditë më parë për shkak të protestave të shoqatës së grave të dhunuara gjatë luftës.

Producenti i saj boshnjak tha se ai sot e ka pranuar lejen me shkrim, dhe se Zholi dhe ekipi i saj do të mund t’i fillojë xhirimet në Sarajevë në nëntor.

Filmi bën fjalë për historinë e dashurisë së një gruaje boshnjake dhe një burri serb, por detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

Thashethemet e para lanë të kuptohet se filmi kishte të bëjë me viktimën e dhunimit, e cila dashurohet te dhunuesi i saj.

Kjo e zemëroi shoqatën e grave të dhunuara, e cila i bëri trysni ministrit të Kulturës në Sarajevë që t’a anulojë lejen.

Ministri sot e lëshoi lejen pasi e lexoi skenarin.
XS
SM
MD
LG