Ndërlidhjet

Van Rompui: Ballkani Perëndimor e ka "fatin" evropian



Kryetari i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompui, porositi se Ballkani Perëndimor e ka “fatin” dhe ardhmërinë në Bashkimin Evropian, dhe shtoi se do ta caktojë “mbledhjen e këshillit të ministrave të BE-së që në të ardhmen e afërt të mendohet rreth kësaj”.

Ballkani Perëndimor është “inkuadruar” në procesin, të cilin e drejton BE-ja, tha Van Rompui para vizitës së nesërme në Mal të Zi dhe Maqedoni. Të mërkurën ai do të vizitojë Bosnjen dhe Shqipërinë.

Ai kërkoi që vendet e Ballkanit Perëndimor t’a luftojnë me vendosmëri korrupcionin dhe krimin e organizuar, sepse ato kërcënojnë stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.
XS
SM
MD
LG