Ndërlidhjet

Afganistan: Anulohen 10 % e votave



Zyrtarët e zgjedhjeve në Afganistan thanë se të gjitha kutitë e votimit nga 571 qendra votuese të zgjedhjeve parlamentare janë anuluar për shkak të manipulimeve.

Zëdhënësi i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, Nur Mohamad Nur, tha se janë kontrolluar edhe votat në disa qindra qendra të votimit.

Në ditën e zgjedhjeve u hapën 5.510 qendra të votimit.

Gazeta "New York Times" citoi zyrtarë afganë dhe amerikanë të kenë thënë se afro një e katërta e votave mund të anulohen për shkak të mashtrimeve.
XS
SM
MD
LG