Ndërlidhjet

Hajredin Balaj mbetet në burg



Tribunali i Hagës e ka refuzuar sot kërkesën e ish pjesëtarit të UÇK-së, Hajredin Balaj, për lirim pas vuajtjes së më shumë se gjysmës së dënimit për shkak të krimeve në Kosovë në vitin 1998.

Në nëntor, 2005, Tribunali e dënoi Balajn me 13 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e 11 robërve, shumica shqiptarë, në kampin e UÇK-së në Llapushnik, dhe për keqtrajtimin e të burgosurve tjerë, kryesisht serbë.

Dy vjet më pas, vendimin e konfirmoi kolegji i Apelit të Tribunalit, duke refuzuar ankesën e Balajt, i cili u dërgua në Francë për të vajtur dënimin.

Balaj u arrestua në Kosovë nga forcat ndërkombëtare në shkurt, 2003.
XS
SM
MD
LG