Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania kërkon imigrantë të kualifikuar



Njerëzit udhëheqës të ekonomisë gjermane përsëri kanë kërkuar që autoritetet e Gjermanisë të sigurojnë imigracion të personave të kualifikuar.

Në kohën e debateve të nxehta rreth imigracionit, Ministri i Ekonomisë, Rainer Briderle, deklaroi sot se vitin e kaluar Gjermania pati humbje prej 15 miliardë eurosh për shkak të mungesës së forcës punëtore të kualifikuar.

Sipas të dhënave të qeverisë, në Gjermani ka mungesë të 36 mijë inxhinierëve dhe 66 mijë ekspertëve të kompjuterëve.
XS
SM
MD
LG