Ndërlidhjet

logo-print

Kina reformon monedhën e vet



Reformimi i monedhës kineze do të jetë gradual, ndërsa qëllimi i Kinës është që ta rritë fleksibilitetin e juanit, deklaroi zëvendës guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Gji Gang.

Në qershor, Kina e ndërpreu lidhjen afro dy vjeçare të vlerës së juanit me dollarin amerikan, dhe prej atëherë monedha kineze u forcua 2.8 përqind.

Gazeta qeveritare "Zhenmin Zhibao" shkroi se do të bjerë trysnia ndërkombëtare për rritjen e vlerës së juanit, sepse suficiti tregtar i Kinës do të zvoglohet gradualisht.

Sipas gazetës, kjo ilustrohet nga të dhënat se në shtator suficiti tregtar ishte 16.9 miliardë dollarë, që paraqet nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG