Ndërlidhjet

ICO: Dalja nga kriza të bëhet në linjë me kushtetutën



Përfaqësues të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë kanë theksuar nevojën që vendimi për mënyrat e daljes nga kriza institucionale të bëhet në konsultim të ngushtë mes të gjitha partive politike dhe në pajtim me kushtetutën e Kosovës.

“U takon partive dhe institucioneve në Kosovë që të vendosin për rrugën përpara; ne besojmë se ata do të vazhdojnë në konsultime të ngushta ndërmjet tyre bazuar në konsensus dhe në harmoni me Kushtetutën. Shpresojmë që përparimi të vazhdojë me funksionimin e shtetit në të mirë të gjithë qytetarëve. Kjo përfshin legjislacionin e rëndësishëm në Kuvend, dialogun me Beogradin dhe zgjedhjet që do të përmbushnin standardet ndërkombëtare”, u shpreh zëdhënësi i ICO-së, Kai Mueller-Berner.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë shpallur për 13 shkurt të 2011, ndërsa pas daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda vitit.
XS
SM
MD
LG