Ndërlidhjet

Spanja e përmbylli misionin ushtarak në Bosnje



Spanja sot e përmbylli misionin ushtarak të saj në Bosnje, duke i dhënë fund pranisë ushtarake 18 vjeçare në këtë vend.

Ministrja e Mbrojtjes, Karme Shakon, tha gjatë një vizite në Sarajevë se trupat spanjole e kanë "përmbushur detyrën e tyre".

Megjithate, disa dhjetra ekspertë ushtarakë do të mbeten në këtë vend ballkanik për ta ndihmuar trainimin e ushtrisë.

Gjithsejt 46 mijë trupa spanjole kanë qëndruar në Bosnje në kuadër të operacioneve ushtarake ndërkombëtare prej vitit 1992.

Gjatë kësaj kohe e kanë humbur jetën njëzet e dy ushtarë spanjolë dhe një përkthyes.
XS
SM
MD
LG