Ndërlidhjet

logo-print

KE: Mali i Zi del nga recesioni



Në Mal të Zi gjatë vitit ka pasur rritje graduale të Bruto Prodhimit Shoqëror, pas rënies prej 1.5 % në tremujorin e parë prodhimtaria industriale është rritur për 5.6 %, dhe kah fundi i vitit vendi po del nga recesioni, thuhet në analizën ekonomike të Komisionit Evropian në Bruksel.

Komisioni ka nënvizuar rëndësinë e faktit se sistemi për furnizimin e zonës bregdetare me ujë përfundoi në fund të shtatorit.

"Ky projekt i gjatë 107 km, i vlerfshëm 82 milionë euro, është element kyç për zhvillimin e turizmit rajonal", thuhet në analizën e Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG