Ndërlidhjet

Forcat ruse tërhiqen nga një qytezë e Gjeorgjisë



Forcat e Rusisë janë tërhequr sot nga një qytezë e Gjeorgjisë afër rajonit të Osetisë së Jugut, të cilin e kishin pushtuar që nga fillimi i luftës së vitit 2008.

Zëdhënësja e Misionit Mbikqyrës të Bashkimit Evropian (EUMM), Virxhinia Antonini, tha se trupat ruse e kanë shpërbërë një postbllok kufitar dhe janë tërhequr nga Perevi, qytezë me 1.100 banorë, duke u transferuar në brendi të territorit të Osetisë së Jugut.

Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë, Shota Utiashvili, tha se policia gjeorgjiane ka hyrë në Perevi pas largimit të trupave ruse.
XS
SM
MD
LG