Ndërlidhjet

PS-PD: Përplasen për reformën zgjedhore


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Mazhoranca në Shqipëri paralajmëroi thirrjen ditën e premte të tryezës së partive politike për kryerjen e reformës zgjedhore, reformë e cila duhet të bazohet në rekomandimet që vëzhguesit e OSBE - ODIR-it dhanë nëpërmjet raportit të tyre final pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se shpreson që lidershipi socialist t’i përgjigjet pozitivisht kësaj oferte, duke garantuar jo për herë të parë se mazhoranca do të votojë të gjitha mendimet e paraqitura prej opozitës për kodin zgjedhor.

“Ne jemi të angazhuar ndaj dhe le të nisim punën me vullnetin që nga fundi i këtij sesioni, ato rekomandime të mund të votohen. Uroj dhe dëshiroj që zoti Rama të mos e pengojë grupin e vet të marrë pjesë në këtë proces, sepse refuzimi i tij mund të duket, vërtet, se të jep një diçka në dorë, por në mënyrë absolute të kthehet kundër”, tha Berisha.

Por, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, refuzoi publikisht ofertën për tryezë për reformën. Zoti Rama tha se vendit, më shumë se një kod i ri zgjedhor, i duhen garancitë për zbatimin e tij, një gjë që, sipas tij, nuk ndodhi me zgjedhjet parlamentare.

Kreu i Partisë Socialiste tha se hapja e kutive të 28 qershorit mbetet kushti që Partia Socialiste të ofrojë bashkëpunim.

“Zgjedhjet në Shqipëri nuk u deformuan nga mungesa e një ligji të mirë zgjedhor, po nga shkelja e rëndë e Ligjit zgjedhor. Ne jemi gati të ulemi për ta përmirësuar edhe ligjin ekzistues të zgjedhjeve kur Sali Berisha të jetë gati për t’i hapur rrugën kësaj transparence. Përndryshe faji i mbetet vetëm atij që e ka, Sali Berishës”, u shpreh Rama.

Fati i reformës zgjedhore peng i mosmarrëveshjeve të dy forcave të mëdha për transparencën e zgjedhjeve të shkuara, shihet me shqetësim edhe nga presidenca e OSBE-së në Tiranë.

Në takimet e zhvilluara gjatë javës që shkoi me protagonistë kryesorë politikë të këtij procesi, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, ua kujtoi atyre afatet e ngushta për kryerjen e reformës zgjedhore në raport me zgjedhjet vendore të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG