Ndërlidhjet

Jemen: Dënohet me vdekje prodhuesi i bombave për Al Kaidën



Jemeni e ka dënuar me vdekje një person të akuzuar për prodhimin e bombave për Al Kaidën.

Gjykata në kryeqytetin Sana e dënoi me vdekje militantin Saleh al-Shaush, pasi e shpalli fajtor për përzierje në një varg sulmesh vdekjeprurëse ndaj objektivave të ushtrisë dhe uzinave të naftës.

Shaush i ka pranuar akuzat për lidhje me shtatë sulme të pretenduara nga Al Kaida në provincat Hadramaut dhe Marib, në lindje të kryeqytetit Sana.
XS
SM
MD
LG