Ndërlidhjet

Irani u bashkohet bisedimeve për Afganistanin



Përfaqësuesi i Iranit, Mohamed Ali Kanezade, ka marrë pjesë në bisedimet e nivelit të lartë për Afganistanin, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk kanë problem me pjesëmarrjen e Teheranit.

Grupi ndërkombëtar u takua në Romë në kuadër të përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës nëntë vjeçare në Afganistan.

Grupi i përbërë nga qeveria afgane, NATO-ja, BE-ja, OKB-ja, dhe lojtarët tjerë kyç, këtë herë përfshirë Iranin, e vlerësoi progresin në Afganistan.

Emisari i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Holbruk, tha se Uashingtoni ishte pyetur lidhur me praninë e mundshme të Iranit, dhe është përgjigjur se nuk ka problem për këtë.

Holbruk dhe përfaqësuesit tjerë theksuan se bisedimet kufizohen vetëm për Afganistanin, dhe nuk i prekin çështjet e diskutueshme rreth dosjes bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG