Ndërlidhjet

Meksikë: Kapen 105 tonë marijuanë



Forcat meksikane të sigurisë kanë kapur 105 tonë marijuanë, që është sasia më e madhe e drogës e kapur në vend gjatë viteve të fundit. Nëse kjo sasi droge do të shitej në rrugët e Meksikës do kishte një vlerë prej 340 milionë dollarësh. Vlera do të ishte shumë më e madhe nëse droga do të shitej në vendin fqinj, Shtetet e Bashkuara.

Meksika është një nga vendet kryesore prodhuese të marijuanës në botë. Vendi është përfshirë në luftë me trafikantët, një betejë që ka marrë jetën e e afro 30 mijë njerëzve në pesë vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG