Ndërlidhjet

Çavezi nisi vizitën në Iran



Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka arritur në Teheran për bisedime me homologun e tij iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Kjo është vizita e nëntë e Çavezit si president në Iran.

Presidenti socialist i Venezuelës ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i programeve kundërthënëse bërthamore të Iranit.

Irani është pjesë e turneut diploamtik të Çavezit, i cili gjatë ditëve të fundit ka vizituar Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Bashkëpunimi në fushën e energjisë ka qenë tema bazë në të gjitha këto vizita.
XS
SM
MD
LG