Ndërlidhjet

Sulmohet parlamenti çeçen



Mediat ruse njoftojnë se persona që dyshohet të jenë militantë kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit në Çeçeni. Njoftohet për disa të vrarë e të plagosur, por ende nuk ka të dhëna të sakta për viktimat.

Burimet zyrtare thonë se luftimet po vazhdojnë në ndërtesën e parlamentit në Grozni, derisa në vendngjarje kanë filluar të vijnë dhe forcat speciale.

Çeçenia është pjesë e Federatës Ruse dhe një nga fushëbetejat në luftën kundër militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG