Ndërlidhjet

Suedia i refuzon qëndrimin themeluesit të WikiLeaks



Autoritetet suedeze nuk kanë pranuar t'i japin leje qëndrimi dhe pune Xhulian Asanzh, themeluesit të faqes së internetit WikiLeaks. WikiLeaks është kritikuar nga qeveria amerikane për publikimin e dokumentave sekrete lidhur me luftën në Afganistan.

Asanzh, qytetar australian, është përpjekur të ndërtojë një bazë për punën e vetë në Suedi duke u nisur nga ligji suedez, i cili është një mbrojtje e fuqishme për lirinë e mediave.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka kërkuar publikisht nga të gjitha mediat që të mos botojnë dokumente sekrete që lidhen me luftën në Afganistan, e që janë bërë publike përmes WikiLeaks.
XS
SM
MD
LG