Ndërlidhjet

logo-print

"Rruga e Paqes", 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës



Përurohet sot në Tiranë "Rruga e Mileniumit për Paqen", e cila përkon dhe me 7 vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës. Rruga do të jetë në hyrje të Liqenit Artificial në kryeqytet dhe gjithë projekti do të zhvillohet nën kujdesin e presidentit Bamir Topi.

28 drejtues shtetesh i janë përgjigjur thirrjes së z.Topi për të marrë pjesë në nisjen e punimeve të këtij projekti. Ata pritet të sjellin me vete nga një pllakë ku do të jenë të shkruara emri i vendit dhe i udhëheqësit përkatës.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe kryeministri Berisha dhe kreu i PS-së, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Viti 2010 është shpallur viti i Nënë Terezës.
XS
SM
MD
LG