Ndërlidhjet

Vulf: Turqit të mësojnë gjermanishten



Presidenti gjerman, Kristian Vulf tha se turqit që jetojnë në Gjermani duhet të mësojnë të flasin gjermanisht. Vulf për mediat turke ka thënë se nuk mund të mbyllim sytë para faktit se imigracioni turk në Gjermani është shoqëruar dhe me një numër problemesh.

Komentet e tij vijnë në kohën që ai po viziton Turqinë, derisa në Gjermani është nxehur debati mbi integrimin e imigrantëve, në veçanti atyre myslimanë.

Vulf do t'i drejtohet Parlamentit turk, çfarë shënon herën e parë kur një president gjerman i drejtohet ligjvënësve turqë.
XS
SM
MD
LG