Ndërlidhjet

Grevat paralizojnë Francën

  • RFE /RL

Në qytetin Lion...

Në qytetin Lion...

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se reformat pensionale do të vazhdojnë, përkundër grevave që kanë përfshirë Francën.

Gjatë konferencës për shtyp me presidentin rus, Dmitri Medvedev, dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Dovill të Francës, zoti Sarkozi tha se reformat, që parashohin rritjen e moshës për dalje në pension prej 60, sa është tash, në 62 vjeç, janë esenciale për uljen e deficitit.

“Kjo reformë është shtyrë për një kohë të gjatë dhe nuk mund të shtyhet më tutje. Përse? Pasi pensionet e sotme dhe ato të së nesërmes duhet të paguhen. Në Francë janë 15 milionë pensionistë, ndërsa në këto çaste derisa po flas, pensionet e 1.5 milion njerëzve po paguhen nga kreditë bankare. Kjo situatë nuk mund të zgjasë”, tha Sarkozi.

Grevat kanë prekur trafikun ajror dhe hekurudhor, si dhe kanë dëmtuar rëndë shërbimet publike, ndërsa qindra pompa të benzinës tashmë kanë mbetur pa karburante, për shkak të bllokadës në rafineritë e naftës.

Sot, gjatë ditës, policia në Paris përdori gaz lotësjellës kundër studentëve, që gjuajtën gurë dhe ndezën një automobil.

(Video SkyNews)

XS
SM
MD
LG