Ndërlidhjet

Tadiç: Serbia nuk do jetë pre e kriminelëve



Presidenti serb, Boris Tadiç tha se ai nuk do të lejojë që vendi të bjerë pre e kriminelëve. Vendi i tyrë është në burg theksoi Tadiç gjatë një takimi me përfaqësues të agjencisë shtetërorë të sigurisë.

Serbia nuk duhet ta ndalojë luftën kundër kriminelëve, pasi ajo duhet të ecë drejt Bashkimit Evropian. Sipas Tadiçit, Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE për sy e faqe, por për arsye themelore dhe për ndryshim të vlerave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pjesë e procesit është dhe demokratizimi i institucioneve, përfshi dhe agjencitë e sigurisë tha presidenti serb.
XS
SM
MD
LG