Ndërlidhjet

Policia franceze përplaset me studentët



Policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës ndaj studentëve të cilët kanë gjuajtur me gurë mbi forcat e rendit dhe i kanë vënë zjarrin një makine. Protesta e studentëve në Paris ishte pjesë e protestave që po mbahen sot në rreth 200 qytete e qyteza franceze në shenjë kundërshtimi me reformën pensionale, që parasheh rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Protestat pritet të shkaktojnë ndërprerje të mëtejshme të trafikut ajror, hekurudhor, pezullim të mësimit dhe bllokim në fusha të tjera. Rafineritë e naftës janë mbyllur për një javë e për pasojë qindra pika furnizimi kanë mbetur pa karburant. Presidenti francez Sarkozi të hënën përsëriti se do të vazhdojë me planet për reforma.
XS
SM
MD
LG