Ndërlidhjet

Çeçeni: Vriten sulmuesit e parlamentit



Militantët kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit në Çeçeni. Të gjithë sulmuesit janë vrarë nga forcat e sigurisë, tha presidenti çeçen, Ramazan Kadirov. Numri i personave të vrarë e të plagosur gjatë këtij incidenti ende nuk dihet.

Mediat ruse raportojnë se dy sulmues vetvrasës janë hedhur në erë në hyrje të parlamentit, derisa dy të tjerë janë vrarë gjatë luftimeve. Mësohet se së paku tre policë janë vrarë e disa të tjerë janë plagosur. Çeçenia është pjesë e Federatës Ruse dhe një nga fushëbetejat në luftën kundër militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG