Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Medvedev – në samitin e NATO-s në Lisbonë


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, thotë se e ka pranuar thirrjen për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Lisbonë.

Kjo deklaratë u bë, pasi Medvedev, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Anglea Merkel, e përfunduan samitin tripalësh në qytetin bregdetar francez Dovill.

Lartë në agjendë ishte bashkëpunimi në fushë të sigurisë.

Liderët e NATO-s do të takohen në Lisbonë të Portugalisë, më 19 dhe 21 nëntor, dhe e kanë ftuar zotin Medvedev, që të marrë pjesë në këtë tubim.

Në këtë kohë mbahet edhe takimi i Këshillit NATO-Rusi.
XS
SM
MD
LG