Ndërlidhjet

Irak: Nga shpërthimi i bombës në Tikrit– katër të vrarë


Policia e Irakut thotë se nga një eksplodim është shkatërruar shtëpia e një komandanti të lartë të policisë së Irakut. Me këtë rast janë vrarë së paku katër vetë.

Sulmi ndodhi në qytetin verior Tikrit.

Policia tha se cak i këtij sulmi ishte koloneli Qais Farhan, komandant i njësisë për veprime emergjente në këtë qytet.

Zoti Farhan ishte në mesin e disa personave të plagosur nga ky shpërthim.

Në mesin e të vrarëve ishte një fëmijë dhe tre anëtarë të tjerë të familjes.
XS
SM
MD
LG