Ndërlidhjet

Iran: Khamenei kërkon formimin e qeverisë në Irak


Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje grupeve politike rivale në Irak, që t’i kapërcejnë mospajtimet shtatëmuajshe dhe ta formojnë qeverinë e re.

Kjo thirrje u bë derisa kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, e vizitoi Iranin, në kuadër të fushatës së tij për të marrë mbështetje rajonale, për një mandat të ri të koalicionit të tij shiit.

Regjimi iranian shiit ka lidhje të thella me grupet kryesore politike shiite në Irak, që e kanë origjinën nga koha e sundimit të ish diktatorit, Sadam Husein.

Por, koalicioni i zotit al-Maliki, ishte i dyti për nga numri i deputetëve të fituar në zgjedhje, meqë i pari doli koalicioni i ish kryeministrit Ijad Allavi, i mbështetur nga sunitët.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara për “ndërhyrjen” e Iranit në procesin politik në Irak.

Ai tha se Uashingtoni shpreson se irakianët do ta zgjidhin bllokadën politike për të mirën e irakianëve.
XS
SM
MD
LG