Ndërlidhjet

Rusi: Fletarrest i ri ndërkombëtar për liderin çeçen në ekzil


Rusia ka paraqitur një fletarrest të ri ndërkombëtar për liderin çeçen në ekzil, Ahmed Zakajev, i cili angazhohet për pavarësinë e Çeçenisë.

Në vitin 2001, Rusia e kishte lëshuar një fletarrest të këtillë, por Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se e ka përsëritur procedurën, për shkak të dëshmive për për krime të reja dhe për shkak të ndryshimit në legjislacion.

Rusia e akuzon Zakajevin, i cili ka marrë azil politik në Britani, për veprimtari terroriste.

Muajin e kaluar ai ishte arrestuar shkurtazi në Varshavë, ku kishte marrë pjesë në një Konferencë të çeçenëve në ekzil, por më vonë ishte liruar.
XS
SM
MD
LG