Ndërlidhjet

BE: Pezullohet aksioni juridik kundër Francës lidhur me romët


Komisionarja për drejtësi e Bashkimit Evropian, Viviane Reding tha sot se ekzekutivi i BE-së, tash për tash, e pezullon aksionin juridik kundër Francës, për dëbimin e romëve të Bullgarisë dhe Rumanisë.

Kjo deklaratë e zonjës Reding, u bë pasi Franca, para disa ditësh, e paraqiti planin e detajuar për harmonizimin e legjislacionit të saj me atë të Bashkimit Evropian për lëviizjen e lirë, nga viti 2004.

Muajin e kaluar, komisionarja Reding, kishte bërë paralele ndërmjet dëbimeve në Francë dhe veprimeve Naziste gjatë Lufttës së Dytë Botërore.

Kjo paralele kishte shkaktuar reagime të ashpra të Parisit.
XS
SM
MD
LG