Ndërlidhjet

Rusi: Medvedev i nderon spiunët e dëbuar nga SHBA-të


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, i ka nderuar me mirënjohje shtetërore spiunët rusë, që ishin dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Nga ky zhvillim nuk ka pasur pamje televizive e as fotografi.

Dhjetë agjentët rusë, që ishin inflirtruar në Shtetet e Bashkuara, u dëbuan në këmbim për katër njerëz të dënuar në Rusi, për spiunim për Perëndimin.

Spiunët ishin pritur si heronjë në Rusi, ndërsa kryeministri Vlladimir Putin, kishte kënduar këngë patriotike së bashku me ta, në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG