Ndërlidhjet

Karzai: I burgosuri afgan ndoshta është vrarë nga të jashtmit


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka urdhëruar hetime lidhur me vdekjen e një të burgosuri afgan, duke thënë se ndoshta ai “është vrarë nga trupat e koalicionit”.

Kumtesa nga presidenca afgane u bë një ditë pasi Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se personi ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në provincën Kandahar.

NATO-ja tha se i arrestuari ishte zënë gjatë një operacioni të shtunën, ndërsa kishte vdekur të dielën.

Autoritetet afgane dhe NATO-ja kanë thënë se po zhvillojnë hetime lidhur me rrethanat e vdekjes së këtij njeriu.
XS
SM
MD
LG