Ndërlidhjet

logo-print

Mujota: Kosova në NATO – kur të pjeken të gjitha kushtet


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, tha sot në Tiranë se anëtarësimi në NATO “është një fakt që do të vijë me kohën”.

“Anëtarësimi në NATO nuk është thjesht aspirim, ky është një fakt, që do të vijë në kohën dhe momentin e pjekjes së të gjitha kushteve”, tha zoti Mujota, gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami.

Zoti Imami theksoi se “bashkëpunimi është shumë i ngushtë dhe vëllazëror” dhe theksoi se ky bashkëpunim do të duhej të vazhdonte në “drejtimet themelore, që janë shkëmbimi i eksperiencave, i pikëpamjeve, i informacioneve”.

Ai tha se Shqipëria është e angazhuar për ta ndihmuar Kosovën në rritjen dhe trajnimin e kapaciteve të sigurisë.
XS
SM
MD
LG