Ndërlidhjet

Britani: Kryeministri i shpalli planin e kursimit ushtarak


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, sot e ka shpallur planin e kursimit ushtarak, që ka për qëllim të ndihmoj në uljen e deficitit.

Ai u tha ligjëvënësve se do të ketë një shkurtim prej 8%, në buxhetin vjetor të mbrojtjes prej 59 miliardë dollarësh, gjatë katër viteve të ardhshme.

Zoti Kamerun njoftoi se pa punë do të mbeten 17 mijë trupa dhe afro 25 mijë pjesëtarë civilë të ushtrisë.

Ai theksoi se nuk do të ketë ulje të shpenzimeve për operacionet në Afganistan, duke premtuar burime më të mira për pjesëtarët britanikë atje.
XS
SM
MD
LG