Ndërlidhjet

Çekia arreston ish ministrin ukrainas



Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se autoritetet e Çekisë e kanë arrestuar ish ministrin e ekonomisë të Ukrainës, Bohdan Danilishin, i cili në vendin e tij ishte akuzuar për abuzim të pushtetit.

Zëdhënësja e policisë çeke, Pavla Kopecka, konfirmoi se Danilishin është arrestuar në bazë të një fletëarresti të Interpolit.

Danilishin, ish ministër në qeverinë e Julia Timoshenkos, akuzohet për trajtim preferencial të një firme, që Ukrainës i ka shkaktuar dëm prej 1.3 milionë euro.
XS
SM
MD
LG