Ndërlidhjet

Klinton: Irani nuk ka baza t'i gjykojë alpinistët



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani nuk ka kurrfarë bazash për t’i nxjerrë para gjyqit dy alpinistët amerikanë të cilët ndodhen në burg në Iran.

Alpinistët u burgosën para më shumë se një viti afër kufirit me Irakun.

Klinton tha se ka raporte se amerikanët Xhosh Fatal dhe Shejn Bauer do të dalin para gjyqit në 6 nëntor.

Ajo i bëri thirrje Iranit që për arsye humanitare t’i lirojë dy burrat, ashtu siç e liroi alpinisten amerikane Sara Shurd në shtator.
XS
SM
MD
LG